Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Lirimi i hapësirave publike/ Rama nxjerr tjetër video nga aksioni: S’ka pushim!
Në të gjithë territorin e vendit vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme. Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. “S’ka pushim”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e disa ndërtimeve pa leje në Shkodër dhe disa opinione të qytetarëve. Qytetarët e vlerësuan këtë ndërhyrje si pozitive, teksa shprehen se shembja e tyre është e drejtë, ia ka vlejtur, pasi kishin bllokuar rrugët e qytetit. Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.