Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Imazhe të Donald Trump-it që duket se mbyll sytë gjatë një konference në Zyrën Ovale këtë javë, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale këtë fundjavë, me kundërshtarët e presidentit që ngritën pyetje rreth performancës së Trump-it në detyrë. Trump po merrte pjesë në një konferencë të enjten në lidhje me uljen e çmimeve për ilaçe për humbje peshe, ku ishte së bashku me zyrtarë të tjerë. Në disa momente, sytë e Trump-it dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera ai dukej se përpiqej t’i mbante hapur. Ai fërkonte sytë herë pas here. Imazhet shkaktuan kritika të menjëhershme nga kundërshtarët e Trump-it. Zyra e shtypit e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, një prej kundërshtarëve kryesorë të presidentit, postoi imazhe. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Taylor...