Hapen qendrat e votimit! Mbi 330 mijë qytetarë zgjedhin kryebashkiakët e Matit, Beratit, Tepelenës, Vlorës dhe Cërrikut

Hapen qendrat e votimit! Mbi 330 mijë qytetarë zgjedhin kryebashkiakët e Matit, Beratit, Tepelenës, Vlorës dhe Cërrikut

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele (9 nëntor) në pesë bashki të vendit, ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Rreth 334 mijë qytetarë pritet t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë në Vlorë, mbi 82 mijë në Berat, rreth 39 mijë në Cërrik, mbi 29 mijë në Mat dhe mbi 12 mijë e 600 në Tepelenë. Në këto zgjedhje të pjesshme, në Vlorë garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini  përballë Dionis Sotës, kandidatit të mbështetur nga opozita, si dhe anëtarit të këshillit bashkiak nën...