Zgjedhjet në 5 bashki, Rama apel qytetarëve të votojnë për kryebashkiakët e rinj

Zgjedhjet në 5 bashki, Rama apel qytetarëve të votojnë për kryebashkiakët e rinj

Ndërkohë që në vendin tonë zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të këtyre bashkive që të votojnë për kryebashkiakët e rinj. “Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama. 334 539 mijë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur sot për të zgjedhor kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë. A2 CNN raporton se në garë për drejtimin e këtyre bashkive janë 13 kandidatë. 473 qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në...