Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi në Bashkinë e Cërrikut
Ka nisur procesi i votimit në Bashkinë e Cërrikut, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore që po mbahen më 9 nëntor. Në këtë bashki janë hapur gjithsej 57 qendra votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve në listë është 38,740. Procesi i votimit po zhvillohet në të gjitha njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Cërrikut: Cërrik (qyteti qendër) – 17 qendra votimi Gostimë – 16 qendra votimi Klos – 7 qendra votimi Mollas – 10 qendra votimi Shalës – 7 qendra votimi Në garë për postin e kryetarit të bashkisë janë tre kandidatë: Florenc Doko, kandidat i Partisë Socialiste, me profesion jurist; Amarildo Hoxha, i mbështetur nga Partia Demokratike, mjek dhe i njohur për angazhimin në shëndetësi dhe çështje sociale; Eligert Hima, kandidat i nismës...