Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Sot votojnë 335 mijë qytetarë për kryebashkiakët në 5 bashkitë Mat, Vlorë, Tepelenë, Berat dhe Cërrik
Sot, rreth 335 mijë qytetarë në të gjithë vendin do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në pesë bashki: Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat. Bashkia me numrin më të madh të votuesve është Vlora, me afro 171 mijë zgjedhës, ndërsa më e vogla mbetet Tepelena, me rreth 13 mijë votues. Kandidatët në garë: Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka paraqitur kandidatët e saj: • Brunilda Mersini në Vlorë • Ervin Ceca në Berat • Gramoz Sako në Tepelenë • Florenc Doka në Cërrik • Altin Bojni në Mat Nga ana tjetër, opozita nuk ka paraqitur kandidatë zyrtarë politikë, por ka zgjedhur të mbështesë kandidatë të pavarur. Në Vlorë, opozita mbështet Dionis Sotën, ndërsa në garë është edhe Gjergj Nika,...