Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Nonda Bulka: Vija e vdekjes
Nga Nonda Bulka Ofiqari i gjëndjes civile është zëvëndësi i Perëndisë në tokë. Me të marrë vesh se vdiq një njeri, i heq një vijë të kuqe emrit të tij dhe mbaroi puna; ai njeri shkoi e vajti: vdiq; as ushtar vete, as taksa paguan, as borxhet ia kërkon njeri, as vjehra e mërzit, as kalamanjtë i çajnë kokën. Jo! S’ka më për të, veçse errësirë, kështu ka vendosur legjislatori: një vijë e kuqe shënon vdekjen e një krijese.Një ditë prej dite, vajta në komunë. Më duhej një çertifikatë për të provuar se jam plak, se kam punuar për Shqipëri dhe se jam njeri që meritoj hylefe nga qeveria; se, helbete, edhe unë kam punuar për Shqipërinë. Dhe ja me dy fjalë biografia ime: në...