VIDEO/ Martini shpërtheu ndaj kundërshtarit, gjesti i trajnerit të Vllaznisë që tregon tensionin që mbërtheu sfidën Vllaznia-Dinamo

VIDEO/ Martini shpërtheu ndaj kundërshtarit, gjesti i trajnerit të Vllaznisë që tregon tensionin që mbërtheu sfidën Vllaznia-Dinamo

Vllaznia-Dinamo reflektoi në fushë tensionin që po qarkullonte në ajër që një ditë më parë. Deklaratat përpara ndeshjes, me “thumbime” në distancë bënë që ambjenti të “zjente”. Dinamovitët ishin më të rrezikshëm gjatë lojës, por fitorja në fund shkoi për shkodranët. Balaj tundi rrjetën dhe nuk mugoi as shfryrja e nervave të grumbulluara që përpara kësaj sfide. Martini shpërtheu në britma, teksa kreu edhe një gjest jo të hijshëm kundrejt kundërshtarëve. Një gjest që vërtetoi se sa shumë po përjetohej ky duel edhe në pankinat përkatëse. Gjithashtu, thumbimet nuk munguan as në deklaratat pas ndeshjes, ku si Martini, ashtu edhe Daja, kanë lëshuar ironi ndaj njëri-tjetrit./Sport Ekspres/