Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Paqja fiskale” nis nga 1 janari dhe do të zgjasë tre vite: Kush do të përfitojë dhe si?!
Një nga premtimet kryesore të qeverisë në fushën ekonomike është “Paqja fiskale”. Sipas Ministrisë së Financave, nisma do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2026 dhe do të zgjasë për tre vjet, deri në fund të 2029-ës. Qëllimi kryesor i “Paqes fiskale” është krijimi i një marrëdhënieje të re dhe transparente midis administratës tatimore dhe tatimpaguesve, duke ofruar lehtësime të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset. Kush do të përfitojë dhe si? Nisma parashikon rregulla të favorshme për tre grupe kryesore tatimpaguesish: Fshirje e Plotë për Borxhet më të Vjetra: Të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara para vitit 2016 (më shumë se 10 vjet më parë) do të fshihen plotësisht. Kjo do t’i çlirojë shumë biznese nga statusi i debitorit. Fshirje e Gjobave...