Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Andi Bejtja: Kemi një dashuri normale
Kemi një dashuri normaleTë cilën duhet ta paraqesimSikur është një dashuri e zjarrtë, e çmendur.Burrit s’kemi ç’t’i bëjmëS’ia ndryshojmë dot hundënAs gjarprin tekanjoz mes këmbëveAs zakonin e të ardhurit pas mesnatenë shtëpi. Gruas nuk ia ndryshojmë dot flokëtAs njërën bebe të syritKu i është ngjitur një burrë tjetërQë pi çdo minutë cigareDhe ia shkund hirin mes shalëve. *Titulli i origjinalit: “Orë stilistike” ObserverKult