Shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan, uji del si shatërvan pranë spitalit rajonal

Shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan, uji del si shatërvan pranë spitalit rajonal

Një shatërvan ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit të Konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Tubacionet e reja të ujit të pijshëm me sa duket të ndërtuara me shumë cilësi, kanë shpërthyer sërish. Përplasja e tubacioneve ka sjellë daljen me presion të lartë të një sasie të madhe uji, duke krijuar një “shatërvan” natyral dhe duke përmbytur rrugën e zonës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se ujërat kanë rrjedhur pa kontroll, duke shkaktuar probleme për qarkullimin e automjeteve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, dhe më shumë se një orë më vonë nuk ka mbërritur askush nga autoritetet.