I zhdukur prej katër ditësh, ende mister fati i 66-vjeçarit nga Përmeti

I zhdukur prej katër ditësh, ende mister fati i 66-vjeçarit nga Përmeti

Një 66-vjeçar nga fshati Leshnicë i Përmetit, prej katër ditësh figuron i zhdukur ndërsa familjarët apelojnë për mbështetje nga strukturat shtetërore në operacionin e kërkimit. Sipas tyre, Agron Çumani u largua nga shtëpia mëngjesin e datës 4 nëntor dhe nuk është kthyer më, ndërsa kohët e fundit kishte shfaqur shenja të lehta humbjeje kujtese.“Kërkuam vërdallë dhe nuk e gjetëm. Në orën 8 të mbrëmjes kam shkuar në polici, bëra denoncimin dhe ata lëvizën së bashku me të afërmit. Kam kërkuar tërë natën, por nuk gjetën gjë. Kërkojmë nga organet kompetente të na gjendet zgjidhja, të gjendet burri im, se vajti katër ditë dhe ujë në zjarr nuk është vënë. Prandaj dua ndihmë,” thotë bashkëshortja e tij, Flutura Çumani. Shqetësim për banorët është fakti që në...