Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Super Griezmann, Atletico Madrid merr fitoren e 4-të rresht dhe futet në garë për titullin (video)
8 Nëntor 2025 20:29 Telesport Atletico Madrid ka marrë fitoren e 4-të rresht, pasi ka fituar 3-1 ndaj Levante në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 12-të të La Ligës. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 11-të, falë një autogoli të Dela, pas një topi të futur në zonë nga Pablo Barrios. Miqtë barazuan shpejt shifrat me golin e shënuar me kokë nga Manu Sanchez në minutën e 21-të, i cili gjeti rrjetën me kokë, pas një krosimi nga këndi dhe u la plotësisht i lirë nga mbrojtësit e Atletico-s. Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 60-të, ku Antoine Griezmann e kishte fare të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Marcos Llorente. Në minutën e...