Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit
Monika Kryemadhi ka rrëfyer takimin e fundit me Ilir Metën para se ai të largohej nga shtëpia dhe më pas të njoftonte divorcin prej saj. Në një intervistë për News24, ajo tregoi se largimi i Metës ndodhi pas një konflikti që kishte lindur për shkak të akuzave se Kryemadhi kishte kërcënuar bashkëshorten dhe vjehrrin e Tedi Blushit. “I kërkoi djalit të marrë rrobat dhe iku nga shtëpia. Ishte një sebep i kotë, një histori e ndërtuar,” tha ajo. Kryemadhi shtoi se ende nuk është gati ta takojë Metën, ndonëse pranoi se do të duhet të përballet me të në të ardhmen në gëzime familjare. “Takimi im i fundit me Ilir Metën vetëm për vetëm ka qenë takimi i 1 prillit në mëngjes kur ka ikur...