Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gara e nxehtë për kreun e SPAK-ut, ja 4 prokurorët që hyjnë zyrtarisht në betejë
Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme lidhjet tanimë me emra konkretë, teksa disa ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë një mbledhjeje listën me 4 kandidatë që shprehën interesin dhe aplikuan për të qenë në krye të SPAK-ut. Katër kandidatët e miratuar janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho. Adnan Xholi Xholi është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani. Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004. Ka mbajtur këto detyra: 01.05.1998-31.12.1999/ Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në...