Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Kemi qenë superiore me Vllazninë, ata mësojë si luhet futbolli nga ne”, Daja: Luajtëm 75 minuta në gjysmëfushën e tyre
Vllaznia ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Përballja ka përfunduar me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 13, kur Bekim Balaj shënoi golin e vetëm. Një sfidë që pritej të ishte e zjarrtë, për shkak të deklaratave të trajnerëve përpara ndeshjes. Tashmë shkodranët shkojnë në kuotën e 23 pikëve në krye të tabelës, 3 më tepër se Elbasani i vendit të dytë. Sakaq, Dinamoja mbetet në vendin e 4-t, me 18 pikë të grumbulluara gjithsej në 11 javë kampionat. Më poshtë ndiqni deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes për mikrofonin e emisionit “Super Gol” në “RTSH”. Daja (Dinamo): “Pse kaq shumë tension? Si duket, nga rivaliteti. Vitin e fundit kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë dhe Vllaznia ka kënaqësinë kur luan me Dinamon,...