Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tension në minutat e fundit në ndeshjen Vllaznia-Dinamo, policia futet në tribunë
Sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos pati tension të madh në minutën e 88. Gjyqtari Andi Koçi tregoi kartonin e kuq për drejtorin e kuqebluve, Vioresin Sinani, si dhe ndihmës-trajnerin e dinamovitëve, Glen Daja. Në “Loro Boriçi” pati tension në pankina dhe jo vetëm. Për këtë u nevojit përfshirja e policisë në tribunë, për të ndaluar përshkallëzimin nga tifozët. Vllaznia fitoi me rezultatin 1-0. Golin për ndeshjen e javës së 11 në Superiore e shënoi Bekim Balajn. Me këtë fitore, Vllaznia kryeson Superioren me 23 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e 4 me 18 pikë. Pas pushimit të kombëtareve, dy ekipet do të kenë sfida mjaft delikate. Vllaznia do të udhëtojë drejt kryeqytetit ku do të ndeshet me Partizanin, ndërsa Dinao do të presë në shtëpi...