“The Rock” tregon si e publikoi lajmin për vdekjen e Bin Ladenit para presidentit Obama

“The Rock” tregon si e publikoi lajmin për vdekjen e Bin Ladenit para presidentit Obama

Dwayne “The Rock” Johnson ka rrëfyer se si ai ishte i pari që publikoi lajmin për vdekjen e Osama bin Ladenit në maj të vitit 2011, shumë përpara se ta bëntë të ditur presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama. Në një intervistë të fundit për podcastin Awards Chatter të The Hollywood Reporter, aktori dhe ish-mundësi profesionist ka treguar se lajmi iu bë i ditur nga një “burim shumë i besueshëm” ndërsa ai po përgatitej për të festuar ditëlindjen në dhomën e hotelit. Sipas Johnson, informacioni për vdekjen e liderit të al-Kaidës erdhi nga lidhjet e tij me forcat speciale amerikane, përfshirë SEAL Team Six, ekipi që kreu operacionin kundër Bin Ladenit. Menjëherë pas marrjes së lajmit, ai e shpërndau në Twitter me postimin: “Sapo mora...