Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Vllaznia ‘zonjë’ në Shkodër, Dinamo tani 5 pikë larg kreut
Abissnet Superiore, java e 11-të: Vllaznia-Dinamo 1-0 (Balaj 13′) Ndeshja e luajtur këtë pasdite në “Loro Boriçi” ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos dhuroi emocione të forta përgjatë gjithë takimit. Fundi figuroi i lumtur për shkodraët të cilët me një gol të Bekim Balajt në të 13′ siguroi tri pikë për konsolidimin e kreut të rënditjes. Përgjithësisht lojë e nivelit mbi mesatar ndërsa fillimisht kuqeblutë dhe më pas Dinamo në 45’patën inisiativën në fushë. Në pjesëne dytë blutë e nisën me marsh të lartë. Karakteristikë e lojës së kryeqytetasëve së paku deri në të 60′-ën ishin dajlet e shpejta me një takim, raste për gol por mbrojtja me Pohls në portë ishte në ditë të mirë ndërsa mbajti të pa prekur rrjetën. Pas kësaj minute, Vllaznia reagoi...