Trump propozon dhënien e parave të kujdesit shëndetësor direkt te qytetarët

Trump propozon dhënien e parave të kujdesit shëndetësor direkt te qytetarët

Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet sot një mundësi kompromisi për të kapërcyer bllokadën e qeverisë federale. Trump ka nxitur republikanët të ridrejtojnë fondet federale që aktualisht shkojnë tek kompanitë e sigurimeve shëndetësore nën ligjin Affordable Care Act, në mënyrë që ato të shkojnë drejtpërdrejt tek qytetarët. Presidenti i SHBA shkroi në rrjetet sociale se ky hap po ndërmerret në mënyrë që ata të mund të blejnë vetë kujdes më të mirë shëndetësor dhe të ulet shpenzimi. “Unë propozoj për republikanët e Senatit që qindra miliarda dollarë që aktualisht marrin kompanitë e sigurimeve, të cilat thjesht nxjerrin para duke ruajtur programin e keq të shëndetësisë përmes ObamaCare, të dërgohen drejtpërdrejt tek njerëzit, në mënyrë që ata të mund të blejnë vetë kujdes më të...