Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes/ 103 mln € për anije luftarake, dronët marrin 14.2 mln €

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes/ 103 mln € për anije luftarake, dronët marrin 14.2 mln €

Shqipëria planifikon që mes viteve 2028-2030 të investojë 10 miliardë lekë, ose rreth 103 milionë euro për blerjen e një anije patrulluese luftarake. Planifikimi është që 20% e vlerës, 2 miliardë lekë të paguhen në 2028-ën, ndërsa pjesa tjetër të paguhet më vonë. Ky investim tregon seriozitetin që Shqipëria ka marrë për sigurinë e mbrojtjes për vitet në vijim. Mbetet e paqartë nëse anija do të blihet jashtë, apo do të prodhohet brenda vendit, me synimin e Shqipërisë për të ndërtuar partneritet me kompani ndërkombëtare që mund të bashkëpunojnë me KAYO-n. Një tjetër investim disamilionësh është parashikuar. Situata e paprecedentë e zjarreve këtë verë, ku nga veriu në jug u shkrumbuan me mijëra hektarë pyje, me dëme edhe në zona të banuara, qeveria ka parashikuar...