Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Pjesa pozitive e shoqërisë është komplet e tërhequr”, Robert Budina: Në këtë realitet, ose je me të mirën, ose me të keqen
Ç’ndodh me një shoqëri, kur pjesa pozitive e saj tërhiqet dhe zgjedh heshtjen? Kur ndershmëria shndërrohet në një lloj bezdie, aq sa shpesh tingëllon edhe e sikletshme? Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, na bashkohet regjisori Robert Budina për një bisedë që nis filmin e tij të fundit, “Pikë Uji,” por që shpejt kthehet në reflektim në lidhje me atë se çfarë do të thotë të jetosh në një sistem ku korrupsioni duket sikur është kthyer në një normalitet të pritshëm, që nuk trondit më askënd. Budina flet për tërheqjen e një pjese të madhe të shoqërisë shqiptare. “Pjesa më pozitive e shoqërisë është tërhequr plotësisht,” thotë ai. “Secili shikon ato punët e veta, ashtu si në momente të caktuara kam bërë dhe vet,...