Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
OBSH: Të rinjtë shqiptarë përballen me sfida! Bullizmi online me pasoja në shëndetin mendor
Fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri përballen me një sërë sfidash që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se bullizmi online, dhuna dhe problemet e shëndetit mendor janë përhapur në mënyrë shqetësuese edhe në vendin tonë.Gati gjysma e vajzave adoleshente dhe 1/3 e djemve të moshës 11-15 vjeç kanë shfaqur ankesa që lidhen me shëndetin mendor. Sipas OBSH-së, 47% e vajzave dhe 31% e djemve të kësaj grupmoshe raportojnë të paktën një herë në javë shqetësime si dhimbje koke, nervozizëm apo ndjesi mërzitjeje. “12% e fëmijëve dhe adoleshentëve të grupmoshës 11-15 vjeç në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një herë bullizëm online. Ky fenomen shqetësues, i përhapur me shpejtësi vitet e fundit, përfshin kërcënime...