Lagjja e re në Spitallë ende e pabanueshme, 996 apartamente do të strehojnë mbi 4 mijë të pastrehë nga tërmeti

Lagjja e re në Spitallë ende e pabanueshme, 996 apartamente do të strehojnë mbi 4 mijë të pastrehë nga tërmeti

Në Spitallë të Durrësit, lagjja e re e ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019 ende nuk është e banueshme. Edhe pse 85 pallatet e reja u ndërtuan, shumë banorë vazhdojnë të jetojnë me qira. Projekti me 996 apartamente, i financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Qeveria Shqiptare, pritet të strehojë rreth 4 mijë qytetarë. Por për shumë familje, ky premtim i strehimit të ri mbetet ende i parealizuar. Bashkim Gjika, një ndër zërat më aktivë për të drejtat e të prekurve nga tërmeti, endet mes shpresës dhe zhgënjimit. “Kam ardhur të shoh shtëpinë. Jemi rrugëve. S’kemi lekë të paguajmë qiranë aty ku jemi… Si ndërtesa të mira, po nuk ka ujë, drita. Nuk ka çelësa....