“Jam më i miri”, Fenomeni i përgjigjet Ronaldos: Vetëvlerësim i lartë, për arritjet duhet të flasin të tjerët

“Jam më i miri”, Fenomeni i përgjigjet Ronaldos: Vetëvlerësim i lartë, për arritjet duhet të flasin të tjerët

Deklaratat e fundit të Ronaldos i cili thoshte se është më i miri nuk i kanë pëlqyer aspak Ronaldo Fenomenit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Fenomeni shprehet se s’është dakord me fjalët e portugezit. “Cristiano Ronaldo thotë se është më i miri në histori? Nuk më pëlqen të flas për këtë. Disa njerëz kanë një vetëvlerësim shumë të madh. Unë preferoj që të tjerët të flasin për performancat e mia dhe për atë që kam arritur. Cristiano ka një histori fantastike. Ka shënuar të gjitha llojet e golave dhe është përshtatur shumë mirë me ndryshimin e pozicionit nga krah i majtë në sulm qendre, gjë që nuk është e lehtë. “Sigurisht që ai është ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit,...