Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Fusha e “Loro Boriçit” gati, do të ndryshojnë edhe ndenjëset e stadiumit të Vllaznisë
U mendua se fillimisht ndeshja me Dinamon do të luhej në një stadium tjetër për Vllazninë. Kjo për shkak të mbjelljes së barit në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”. Punime të cilat kanë nisur në Shkodër që nga dueli i fundit i luajtur në shtëpi përballë Tiranës në datën 24.10.2025. Pra, pak më shumë se dy javë më përpara, por duket se një periudhë e tillë kohore ka qenë e mjaftueshme për të “sistemuar” gjithçka përsa i përket fushës së stadiumit. Kjo pasi punimet kanë qenë me ritme intensive, të mbuluara totalisht nga Bashkia Shkodër. E cila administron impiantin dhe është përgjegjëse për ambientet e tija. Në këtë mënyrë tashmë gjithçka është gati për ndeshjen me Dinamon në Shkodër. Me tapetin e ri të stadiumit...