Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Në debat për herë të parë dy Ronaldot/ CR7: Jam më i miri në Botë; “Fenomeni”: Nuk pajtohem me të…
Braziliani Ronaldo ka komentuar një deklaratë të Cristiano Ronaldos se cili është më i miri në historinë e futbollit. “Fenomeni” e klasifikon sulmuesin portugez si një ndër 10 më të mirët. “Cristiano Ronaldo thotë se është më i miri në histori? Nuk më pëlqen të flas për këtë. Disa njerëz kanë një vetëvlerësim shumë të madh. Unë preferoj që të tjerët të flasin për performancat e mia, për atë që kam arritur, për atë që isha, sesa të flas vetë për të. Cristiano ka një histori fantastike. Ai ka arritur gjëra të mrekullueshme, ka shënuar të gjitha llojet e golave. Ai gjithashtu ka pasur një përshtatje të mirë të ndryshimit të pozicionit, duke kaluar nga një sulmues i krahut të majtë në një sulmues qendre,...