Flick ruan optimizmin: 5 pikë prapa Real Madridit? Ka ende shumë rrugë deri në maj

Flick ruan optimizmin: 5 pikë prapa Real Madridit? Ka ende shumë rrugë deri në maj

8 Nëntor 2025 14:48 Alfred Lleshi Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Celta Vigo. Duke iu referuar kundërshtarëve, tha: “Në këtë moment, Celta është në një formë të mirë, por në fund gjithçka varet nga qëndrimi. Kemi folur për këtë. Është e rëndësishme të fitojmë atje, duam të marrim tri pikë të tjera. Gjithçka është çështje mentaliteti”. Pas tri ndeshjeve të fundit pa fitore, Flick mbetet i qetë: “Po e menaxhojmë mirë situatën. Tani jemi 5 pikë prapa Real Madridit, por në vend të dytë. Ka ende shumë rrugë deri në maj. Kur të kthehen të gjithë lojtarët nga dëmtimet, do të jenë në formë pas dy a tri ndeshjeve. Ajo që duhet të...