Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
1.248 miliardë euro/ Real Madriti gati të thyejë një rekord të ri global
Real Madridi vazhdon të jetë një biznes shumë i suksesshëm. Shifrat e fundit të shpallura janë thjesht të paprecedentë! SPANJE – Real Madridi është gati të thyejë një rekord të ri global: siç shpjegon AS, klubi parashikon 1.248 miliardë euro të ardhura për sezonin 2025-2026, një shifër e paarritur më parë nga ndonjë entitet tjetër sportiv. Kjo shumë tejkalon 1.185 miliardë euro të fituara sezonin e kaluar dhe 1.073 miliardë euro të parashikuara për sezonin 2023-2024, duke konfirmuar dominimin absolut ekonomik të klubit të udhëhequr nga Florentino Pérez. Sekreti i këtij xhekpoti? Santiago Bernabéu i ri, i transformuar në një ‘lopë parash’ shumë funksionale. Funksionimi i stadiumit është tani burimi kryesor i të ardhurave, shumë përtej futbollit. Midis Sky Bar panoramik, Tregut Bernabéu, ngjarjeve ndërkombëtare...