Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ish-mbrojtësi legjendar i kuqezinjve/ Nga vdekja e të birit te historia me Milanin…
I qetë dhe gjithmonë i buzëqeshur, por këtë herë fytyra e tij ndryshon sapo përmendet emri i djalit. Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Serginho, ka folur me zemër të hapur nga Milano për dhimbjen më të madhe të jetës së tij dhe për kujtimet e arta që e lidhin me klubin “Rossoner”. Në një intervistë të gjatë dhe emocionale, braziliani kujton humbjen e djalit Diego, vitet e lavdisë me Milanin dhe raportin e veçantë me Silvio Berlusconin. Serginho, le ta fillojmë me temën më të dhimbshme. Pak më shumë se një vit më parë, në gusht të 2024-s, humbët djalin tuaj Diego. Si e përballoni një tragjedi të tillë? Serginho: Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar atë që ndjeva. Nuk do të mësohem kurrë të flas...