Bileta e autobusit në Kamëz u rrit me 50 lekë, PL thirrje: Anulojeni, po rëndoni xhepat e qytetarëve

Bileta e autobusit në Kamëz u rrit me 50 lekë, PL thirrje: Anulojeni, po rëndoni xhepat e qytetarëve

Partia e Lirisë kërkon anulimin e rritjes me 10 lekë të tarifës së biletës së autobusit në Kamëz. PL thotë se shërbimi nuk e justifikon çmimin, pasi qytetarët përballen çdo ditë me trafikun, rrugët e prishura dhe vonesa të autobusëve. “Bashkia Kamëz së fundmi me anë të një vendimi të Këshillit Bashkiak ka vendosur rritjen e çmimit të biletës së autobusit nga 40 në 50 lekë, si dhe të abonesë mujore nga 1 200 në 1 400 lekë. Ky vendim është i padrejtë, i pamenduar dhe thellësisht i dëmshëm për qytetarët që përballen çdo ditë me çmime në rritje dhe shërbime publike që degradojnë nga dita në ditë”, tha Arla Merja. Në një deklaratë nga selia, sekretarja për Marrëdhëniet me Publiku, Arla Merja denoncoi kushtet...