Ura historike mbi lumin Mat në rrezik shembjeje pas prurjeve të mëdha nga reshjet e fundit

Ura historike mbi lumin Mat në rrezik shembjeje pas prurjeve të mëdha nga reshjet e fundit

Ura e Zogut mbi lumin Mat, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, vijon të përballet me rrezik serioz shembjeje. Ndërhyrja emergjente e realizuar në vitin 2024, e cila kishte për qëllim stabilizimin e strukturës, e ka mbajtur përkohësisht në këmbë këtë urë historike, por reshjet e fundit kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen. Prurjet e mëdha të lumit kanë dëmtuar disa nga elementët mbajtës, ndërsa këmba veriore ka pësuar lëvizje të dukshme, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e gjithë urës. Specialisti i trashëgimisë kulturore në Lezhë, Paulin Zefi, apelon për një ndërhyrje të menjëhershme dhe të plotë, për të shmangur humbjen e këtij monumenti të kategorisë së parë me rëndësi të veçantë historike dhe inxhinierike. Sipas tij, investimi prej 46 milionë lekësh i kryer një...