Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë ‘porta’ për mbretërinë prehistorike

Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë ‘porta’ për mbretërinë prehistorike

Arkeologët në Kinë zbuluan këtë vjeshtë një seri varresh në rrënojat e Wangzhuang në provincën Henan, duke përfshirë varrin M27, i cili besohet se i përkiste një mbreti parahistorik. Madhësia e varrit, arkivolit dhe bollëku i objekteve të gjetura sugjerojnë se ky vend mund të ketë qenë kryeqyteti i një mbretërie të lashtë, e lidhur me kulturën Dawenkou të Neolitit, që ekzistonte nga 4000 p.e.s. deri në 2600 p.e.s. Zhu Guanghua, profesor në Capital Normal University dhe udhëheqës i gërmimeve, tha për China Daily se: “Zbulimi i fundit tregon se rrënojat e Wangzhuang nuk janë një vendbanim i zakonshëm, por kryeqytet i një mbretërie parahistorike.” Varri M27 është rreth 4.5 metra i gjatë dhe 3.6 metra i gjerë, duke e bërë një nga më të mëdhenjtë...