Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Umberto Eko: Shumica po e pranojnë se është më mirë të jesh një hajdut i mirënjohur, sesa një i ndershëm i injoruar
Agim Baçi Nga Agim Baçi Umberto Eko, teksa analizonte mënyrën se si shfaqen njerëzit sot në publik, shkruante se, “fatkeqësisht sot shumë njerëz po e pranojnë se është më mirë të jesh një hajdut i mirënjohur, sesa një i ndershëm i injoruar nga të gjithë”!. A nuk e kemi hasur dhe ne në përditshmërinë tonë këtë arrogancë? A nuk jemi ne që, pasi kemi dëgjuar dikë të krenohet se ka bërë korrupsion, vazhdojmë të qëndrojmë me to pas krekosjes për këtë “kryevepër”? Sa nga ne i kanë braktisur tryeza të tilla, ku ka nga ata që krenohen për të tilla “vepra”, ndërkohë që të tjerë të pranishëm i thonë “bravo”, apo kur ikën ai apo ajo nga tavolina, i thonë “bravo filani, bir kurve, ka...