Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

Në Kishën e Shën Trinisë në Mat, 563 vite më parë është shkruajtur “Formula e pagëzimit”, dokumenti i parë i gjuhës shqipe. Më 8 Nëntor të vitit 1462, u mbajt një kuvend kishtar i kryesuar nga Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtori i ngushtë i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Pushtimi osman në viset shqiptare shkaktoi një shtyrje dhe çrregullime jo vetëm në organizimin fetar, por në tërësi në të gjithë fenë katolike. Kuvendi pati qëllimin kryesor të diskutohej dhe të merreshin vendime e urdhëresa të rëndësishme për të rregulluar gjendjen ekzistuese në të gjithë besimin katolik. Në kuvend morën pjesë një shumicë klerikësh të Shqipërisë së Mesme dhe Veriore, peshkopi i dioqezës Lisit, Andrea, parija e vendit dhe një mori e...