“Buxheti për Shëndetësinë, 1 miliard euro”/ Rama: Për herë të parë 15 milionë euro vetëm për pacientët e Onkologjikut

“Buxheti për Shëndetësinë, 1 miliard euro”/ Rama: Për herë të parë 15 milionë euro vetëm për pacientët e Onkologjikut

15 milionë ekstra nga projekt-buxheti i vitit 2026 do të shkojnë për pacientët e Onkologjikut. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një video-mesazh në ‘Facebook’. Duke theksuar rëndësinë e luftimit të kancerit dhe sëmundjeve tumorale, Rama njoftoi dhe hapjen e institutit kombëtar të Tumoreve në Shqipëri. “Si fundjavë, mu duk e udhës të ndaj mej u projektin buxhetin 2026 me mbi 1 mld eurot për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, afro 4% e PBB. Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut. Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për...