Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Policia e Vlorës zhvillon instruktazhin e fundit para zgjedhjeve të 9 nëntorit
Këtë të shtunë, 265 efektivë të policisë së Vlorës që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor të së dielës, kanë zhvilluar instruktazhin e fundit për mënyrën si duhet të sillen ditën e procesit zgjedhor dhe gjatë numërimit të votave dhe si duhet të vëzhgojnë ambientet, KZAZ-të apo qendrat e votimit. Këtë instruktazh për trajnimin e efektivëve të policisë e ka drejtuar nën-drejtori i Policisë së Vlorës, Shpëtim Hasanaliaj. Hasina ka caktuar për çdo efektiv detyrat që duhet të zbatojë ditën e zgjedhjeve dhe më pas. Për strukturat e policisë janë ndarë edhe oraret se kur duhet të jenë në detyrë, si dhe mënyra se si duhet të vishen, të qëndrojnë dhe të komunikojnë pranë çdo qendre votimi apo KZAZ-je.