Kapen në Rinas tre shtetas në kërkim/ Pranga edhe Denis Xhelilit, furnizonte Anglinë me drogë të klasit A

Kapen në Rinas tre shtetas në kërkim/ Pranga edhe Denis Xhelilit, furnizonte Anglinë me drogë të klasit A

Një 41-vjeçar i deportuar nga autoritetet britanike në vendin tonë, ku rezulton i dënuar për trafik droge, është arrestuar në Rinas. Denis Xhelili, banues në Vlorë, sipas bluve është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Vlorës ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester. Kjo e fundit e kishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”. Njoftimi i policisë: Rinas Policia Kufitare Rinas ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim. Në këtë kuadër, janë kapur dhe...