Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kurti: Opozita ka në dorë fatin e Qeverisë së re! Ose zgjedhje në dhjetor ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi politik të mbajtur në Gjakovë, ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke komentuar zhvillimet e fundit për procesin e formimit të Qeverisë së re. Kurti duke pranuar se nuk arriti që të marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeministër, tha se pa vonesa do të mirren menjëherë pas balotazhit, me mantadarin e dytë, që sipas tij, “opozita e ka në duar që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill.” “Në situatën në të cilën ndodhemi ne kemi dëshmuar që pa vonesa ecim përpara, prej komisioneve për verifikimin e mandateve pastaj me propozimin për Albulena Haxhiut, pastaj me ndryshimin e...