Sacchi: Po, Milani është kandidat për titullin. Ndeshja ndaj Parmës duhet shfrytëzuar maksimalisht

Sacchi: Po, Milani është kandidat për titullin. Ndeshja ndaj Parmës duhet shfrytëzuar maksimalisht

8 Nëntor 2025 11:44 Alfred Lleshi Milani do të luajë sonte ndaj Parmës, prej orës 20:45 në “Ennio Tardini”. Kuqezinjtë kanë 21 pikë dhe pas derbit Juventus-Torino (18 pikë), mund të kapin përkohësisht vendin e parë, duke kaluar Napolin (21 pikë) dhe Interin (22 pikë). Sipas ish-trajnerit të Milanit, Arrigo Sacchi, kjo është “një mundësi që duhet kapur menjëherë, nëse do të ndërtohet diçka e rëndësishme”. Ai theksoi se Milani ka mundësinë të ngjitet në krye të klasifikimit dhe të kandidojë seriozisht për titull: “Kuqezinjtë, që po përmirësohen ndeshje pas ndeshjeje, mund të jenë kandidatët për titull”. Sacchi shton se skuadra kuqezi nuk e ka arritur ende perfeksionin, duke kujtuar se Allegri ka ardhur vetëm 4 muaj më parë: “Duhet kohë për ta ndërtuar një...