Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Mirëmëngjesi”, poezi nga Ndue Ukaj
ju që jeni zgjuar prej shtratit me ëndrradhe e nisni ditën plot ëndrraju që prisni t’ju shfaqet një engjëll mëshirëplotëdhe t’jua dëftojë një kopsht me ëndrraju që nuk besoni në ëndrradhe jetoni në zhgjëndrra të qelburamirëmëngjesi ju që pini kafen e vetmisënë taverna ndanë sheshitju që jeni në një kafene të stërmbushur me zhurmëdhe nuk e ndieni shijen e mëngjesitju që jeni gatuar nga duart e dikujtdhe ecni të trullosur nëpër udhët e të tjerëveju që jetoni në kopshtin e ëndrrave tuajaapo në shtrëngatën e dashurisëmirëmëngjesi edhe ju që jeni në gjumëdhe i lini mëngjeset të treten pa i parëju që lehtësisht futeni në ëndrrat e të tjerëvedhe ecni me peshën e tyre mbi supet tuajamirëmëngjesi ju që nuk prisni t’ju mbërthejë natapa ju thënë...