Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shoferi në gjendje të dehur përplaset me një makinë tjetër në aksin Lezhë–Milot, humbin jetën dy persona
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 01:30 në aksin Lezhë–Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi R. H., 66 vjeç, dhe pasagjeri i tij, shtetasi A. H., 52 vjeç. Autoritetet dyshojnë se shkak i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i njërit prej drejtuesve, i cili rezultoi gjithashtu në gjendje të dehur, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë. Njoftimi paraprak Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H.,...