Sekuestrohen dy hotele, lokale dhe apartamente në Sarandë. Dyshohet se ishin krijuar nga aktiviteti kriminal

Sekuestrohen dy hotele, lokale dhe apartamente në Sarandë. Dyshohet se ishin krijuar nga aktiviteti kriminal

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht: Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i...