Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
I harruar nga Sylvinho, Seferi realizon “dopietë”, notë e “frikshme” në Turqi (VIDEO)
I harruar prej kohësh nga Sylvinho, por Taulant Seferi po kalon një formë të shkëlqyer. Brenda pak kohësh, nga titullar në skemat e tekniku kuqezi, Seferi e sheh veten jashtë, por sulmuesi i dërgoi një tjetër mesazh nga distanca, pikërisht në ditën kur Sylvinho publikoi listën për dy ndeshjet e fundit në fazën kualifikuese. Seferi realizoi një “dopietë” fantastike në javën e 13-të në Kategorinë e dytë në Turqi. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë, Seferi stampoi topin në rrjetë duke realizuar golin e dytë për ekipin e tij, Bodrumspor në ndeshjen përballë Instabulspor. Goli i dytë personal dhe i katërti për Bodrumspor ishte akoma më i bukur, me sulmuesin kuqezi...