CR7 pa limite: Jam më i bukur se Beckham, më i famshëm se Trump, më i mirë se Messi. Jam PERFEKT

CR7 pa limite: Jam më i bukur se Beckham, më i famshëm se Trump, më i mirë se Messi. Jam PERFEKT

8 Nëntor 2025 10:53 Alfred Lleshi Në një intervistë me Piers Morgan, Ronaldo, që luan aktualisht tek Al Nassr në Arabinë Saudite, tregoi sekretet e formës së tij pasi mbushi 40 vjeç. Ai theksoi rëndësinë e gjumit: “Fle mesatarisht 7 orë e 15 minuta natë për natë. Gjumi është mjeti më i rëndësishëm që kam; është momenti kur mund të rikuperohesh dhe të vendosësh gjithçka në vend. Një natë e mirë gjumi është thelbësore për shëndetin”. Ronaldo përdor gjithashtu terapi kompresioni dhe krioterapi për të lehtësuar stresin muskulor pas stërvitjeve dhe ndeshjeve. Në pjesën më të theksuar të intervistës, ai tregoi besimin e madh në vetvete: multimilioner, e konsideron veten më të mirë se Leo Messi, më të famshëm se Donald Trump dhe më të...