“Conte, trajner i duhur për të fituar. Allegri dhe Milani mund të shkojnë më larg se të gjithë”

“Conte, trajner i duhur për të fituar. Allegri dhe Milani mund të shkojnë më larg se të gjithë”

8 Nëntor 2025 11:05 Alfred Lleshi Marco Tardelli, ish-mesfushori i Juventusit dhe kampion bote më 1982, analizoi Serie A për “Il Mattino”: “Kampionatet e fundit ishin të tillë, ku askush nuk dominoi dhe askush nuk komandonte”. Për Antonio Conte: “Padyshim është trajneri i duhur për të provuar të fitosh. Ai sjell diçka më shumë në mentalitet, është faktor kyç brenda grupit dhe ekipit”. Për trajnerin e Romës: “Gasperini sjell më shumë fizikisht dhe, si Conte, të mban gjithmonë të përqendruar. Janë njerëz që nuk dorëzohen kurrë”. Për kuqezinjtë: “Allegri me Milanin mund të shkojnë shumë larg. Madje, mund të bëjnë më shumë se gjithë të tjerët, sidomos pa angazhime në kupat europiane”. Dhe për Juventusin, pas ardhjes së Spallettit: “Në garën e titullit llogaris edhe rikthimin e...