Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ka luajtur me portugezin, Chiesa zgjedh më të mirin e historisë mes CR7 dhe Messit
8 Nëntor 2025 11:14 Alfred Lleshi Rrugëtimi i Federico Chiesa te Liverpool nuk ka qenë i lehtë. Pasi vuajti nga dëmtimet dhe mungesa e mundësive, italiani tani po gjen vendin e tij në sezonin e dytë: “Në fillim, kur erdha, më vinte turp sepse këndonin për dikë që nuk luante. E vlerësova shumë dhe kur fillova të luaj e të shënoj gola, si muajt e fundit, u gëzova sepse gjithçka mori kuptim. Mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur. Është nder i vërtetë të luash për një tifozëri kaq të mrekullueshme”. Chiesa ka luajtur vetëm 3 minuta kundër Real Madridit në Champions, nuk luajti ndaj Aston Villa, por ka pasur 4 ndeshje të mira në tetor, duke ecur hap pas hapi për shkak...