Oklahoma rikthehet te fitorja, bien Boston e Golden State, skuadra e Detroit udhëheq në Lindje

Oklahoma rikthehet te fitorja, bien Boston e Golden State, skuadra e Detroit udhëheq në Lindje

Kampionët e Oklahoma rikthehen te fitorja në NBA, pas triumfit 132-110 jashtë fushe ndaj Sacramento. Të gjithë titullarët e Thunder realizuan mbi 10 pikë, ku dyshja Hartenstein-Shai realizoi 63 pikë së bashku. Fiton edhe ekipi i Denver, që mundi 129-104 Golden State. Nikola Jokic me 26 pikë ishte lider në fushë për Nuggets. Pa probleme triumfon edhe ekipi i San Antonio, që mposhti 121-110 Houston, me tri lojtarë të Spurs që realizuan mbi 20 pikë. Zhgënjen skuadra e Boston, që u mund 123-110 në Orlando, ndeshje ku për vendasit u dallua Wagner me 27 pikë. Antetokounmpo realizoi 41 pikë e 15 rebound për Milwaukee, që mposhti 126-110 Chicago në shtëpinë e tij. Detroit është ngjitur në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores...