Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Zamorano: Nuk do ta blija Yamal, nuk ka as shpirtin dhe as ADN e Real Madridit
8 Nëntor 2025 9:55 Alfred Lleshi Ish-sulmuesi kilian Iván Zamorano (58 vjeç), që luajti 4 sezone me Real Madridin, foli për Yamal në emisionin “El Cafelito”, duke dhënë deklarata që kanë shkaktuar reagime: “Nuk do ta blija Lamine. Është një lojtar i madh, por nuk është në thelbin e Real Madridit. Unë do të zgjidhja Pedrin, është fenomen, i përulur dhe flet pak, kjo është esenca e Real Madridit. Lamine nuk ka as shpirtin, as ADN-në e këtij klubi. Për Barcelonën, po; për Real Madridin, jo. Janë dy botë të ndryshme. Real Madridi është një ekip klasi dhe kulture, lojtarët e tij duhet ta përfaqësojnë këtë”. Zamorano shtoi: “Kurrë nuk e dëgjova Messin të thoshte ‘na vodhën’, dhe ai ishte më i miri në botë....