Përplasja me BE, Sali Berisha nuk tërhiqet: PD do bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit, edhe referendum

Përplasja me BE, Sali Berisha nuk tërhiqet: PD do bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit, edhe referendum

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, iu kthye ligjit për barazinë gjinore. Berisha vijon kritikat ndaj ligjit për barazinë gjinore që u miratua dje në Kuvend dhe që solli edhe sulmet e tij ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato dhe tha se PD do bëjë gjithçka për anulimin e këtij ligji, që sipas tij u miratua në pabesi nga PS, pasi mbyllën seancën. “Duhet të rikthehem edhe njëherë te ligji që i vuri kazmën në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, që është familja. E them këtu, e përsëris, e thashë edhe dje në Parlament, është familja dhe mbi të gjitha familja shqiptare ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi, mbijetesën e tij...